LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet gjeni përgjegjës për sulmet në zemër

Zbulohet gjeni përgjegjës për sulmet në zemër

Shkencëtarët holandezw kanë zbuluar një gjen i cili është përgjegjës për insuficiencën akute të zemrës te të rinjtë, shkruan revista shkencore "American Journal od Human Genetics".

Shkencëtarët gjatë kohës së studimit kanë vërejtur fibrilacion idiopatik të ventrikulit, një çrregullim i ritmit të zemrës deri tash jo aq i njohur dhe i pashpjegueshëm.

Personat që vuajnë nga ky çrregullim ndjejnë kontraksione të shpejta të muskulit të zemrës, të cilat e bllokojnë funksionimin normal të saj dhe ngopjen e qelizave, që sjell edhe te sulmi në zemër.

Nëse çrregullimi nuk vërehet dhe shërohet me kohë, truri ngadalë do të fillojë të marrë më pak oksigjen se sa është i nevojshëm, që në fund do të rezultojë me një vdekje të papritur.


Çdo i katërti nga personat të cilët vuajnë nga kjo formë e këtij defekti të trashëguar gjenetik, më së shpeshti vdesin para moshën 50-vjeçare të jetës.

Shkencëtarët kanë zbuluar se për këtë çrregullim është përgjegjës një fragment i kromozomit 7q36.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori