LAJMI I FUNDIT:

Vezoret dhe disponimi

Vezoret dhe disponimi

Revista "Fertility and Sterility" njofton se depresioni dhe anksioziteti janë të shpeshtë te sindroma e vezoreve policistike.

Studimet e realizuara nga shkencëtarët e Universitetit të Pennsylvanisë, kanë treguar se te femrat me sindromën policistike të vezoreve (PCOS), depresioni dhe ankthi janë të pranishëm në 35% të rasteve dhe ka predispozitë të rritjes deri në 57%.

Për këtë arsye, rekomandimet tanishme për trajtimin e PCOS, janë se përveç terapisë për mjekimin e sëmundjes kryesore, duhet të futet edhe terapia për mjekimin e çrregullimeve të shëndetit mendor, depresionit dhe anksiozitetit, si edhe çrregullimet e apetitit.


Sindroma e vezoreve policistike është forma më e shpeshtë (5% e fermave vuajnë nga kjo gjendje) e çrregullimeve hormonale te femrat në moshë reproduktive dhe është njëri nga shkaktarët kryesorë të infertilitetit, transmeton Telegrafi.

Kjo sindromë është një sëmundje metabolike që shkakton çrregullim të ciklit menstrual dhe shtim të qimeve. Kjo sëmundje ndikon në të gjithë trupin pasi shoqërohet edhe me çrregullime të metabolizmit e glukozës.

PCOS ka një spektër shenjash dhe simptomash që variojnë nga menstruacionet e çrregullta ose që vijnë shumë rrallë, obezitet dhe rritje në peshë, hirsutizëm, akne, rënie të flokëve, ankth, shenja në lëkurë dhe infertilitet.

Kjo sëmundje që haset shpesh. Nëse ajo diagnostikohet herët dhe mjekohet me kurën e përshtatshme, pacientja jo vetëm që mund të arrijë të ketë fëmijë por njëkohësisht mund të vazhdojë jetën normalisht. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Bella Hadid sjell trendin e pantallonave që me siguri i ke në dollap

Moda
Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Penelope Cruz, e bukur dhe e re në të 50-tat njësoj sikur të ishte akoma 30 vjeç. Cili është sekreti i saj?

Këshilla Estetike
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Pesë arsyet pse keni kruarje të vazhdueshme vagjinale

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Cili është ndryshimi midis shtatzënisë me një djalë dhe një vajzë: Çfarë ndryshimesh hormonale ndodhin në trupin e gruas

Shtatzëna
Kalo në kategori