LAJMI I FUNDIT:

Vikendi vrasës

Vikendi vrasës

Dehjet gjatë vikendeve mund të shkaktojnë mbylljen e arterieve të gjakut. Qelizat e sistemit imun vendosen në murin e enës së gjakut she shkaktojë inflamacion bllokues, njoftojnë shkencëtarë nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Rochesterit.

Pijet alkoolike përmbajnë etanol, pjesa më e madhe e të cilit shndërrohet ne acetaldehid. Ekipi studiues nga Rochesteri ka zbuluar se acetaldehidi i krijuar si pasojë e konsumimit të alkoolit në ndejat gjatë vikendeve, nxit qelizat e sistemit imun-monocitet që të kenë prirje të ngjiten për muret e enëve të gjakut, me ç’rast shkaktojnë inflamacion, i cili ka për pasojë bllokimin e enës së gjakut-aterosklerozën.

Ky studim ofron fakte të shumta të cilat tregojnë se dehja nëpër ndeja të ndryshme ka ndikim shumë më të madh në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, sesa sasia e përgjithshme e konsumimit të alkoolit. Këto rezultate mund të ofrojnë metoda të reja në mjekimin e aterosklerozës, e cila mund të sjellë deri te sulmi në zemër ose pika në tru.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori