LAJMI I FUNDIT:

Bakteri përgjegjës për sëmundjen Crohn?

Bakteri përgjegjës për sëmundjen Crohn?

Shkencëtarët francezë besojnë se shkak i sëmundjen Crohn është mungesa e një lloji të caktuar të baktereve në sistemin tretës të organizmit.

Rezultatet e publikuara nga Proceedings of the National Academy of Sciences, thonë se mungesa e baktereve të llojit Faecalibacterium prausnitzii është shkaktar i stimulimit të tepërt të përbërjes imunologjike, që çon deri tek ky çrregullim inflamator i traktit gastro-intestinal.

Ky lloj i baktereve prodhon substanca biokimike të cilat zvogëlojnë inflamacionin, prandaj mungesa e tyre nxit qelizat imune përgjegjëse për inflamacion, si pasojë e të cilave zhvillohet morbus Crohn.

Në të ardhmen planifikohet të bëhen teste te kafshët eksperimentale për të treguar nëse është e mundur që me trajtim probiotik, i cili do të përfshijë edhe bakterin Faecalibacterium prausnitzii, t’u ndihmohet personave me këtë sëmundje.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori