LAJMI I FUNDIT:

Lëndët plastike më të dëmshme se që është menduar

Lëndët plastike më të dëmshme se që është menduar

Edhe pse FDA (Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqim) e ka shpallur lëndën bisfenol A si të sigurt, studimet e reja nxjerrin se kjo lëndë mund të jetë e rrezikshme për sëmundjet e zemrës, diabetin dhe mund të dëmtojë mëlçinë.

Në studime janë përfshirë 145 persona të moshës nga 18 deri në 74 vjet. Sa më i madh ka qenë përqendrimi i bisfenol A në urinë, gjasat që personat e eksperimentuar të preken nga sëmundjet kronike kanë qenë më të mëdha.

Bisfenol A shpesh shfrytëzohet në prodhimin e plastikëve për ushqimin e paketuar, por shqetësimi më i madh vjen nga përdorimi i kësaj lënde në prodhimin e shisheve për fëmijë si dhe paketimin e ushqimit të fëmijëve.

Hulumtimet e mëhershme e kanë lidhur bisfenolin A me dëmtimin e trurit dhe organeve reproduktive si dhe të sistemit imun.


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori