LAJMI I FUNDIT:

Vaksina për meningjitin B është vetëm tri vjet larg

Vaksina për meningjitin B është vetëm tri vjet larg

Fëmijëve do të mund t’u jepet vaksina për meningjitin B vetëm pas tri vitesh, pasi shkencëtarët kanë arritur të zhvillojnë një vaksinë të re për ta dobësuar sëmundjen nga e cila aktualisht nuk ka mbrojtje.

Vaksina për MenB e cila është prodhuar nga gjigantët farmaceutikë, Novartis, është testuar në 150 fëmijë britanikë të cilët ishin imunizuar pas dy, katër dhe gjashtë muajsh pas lindjes.

Një muaj pas vaksinimit të tretë, organizmi kishte prodhuar antitrupa kundër meningjitit B në 90% të rasteve. Ndërsa doza e fundit, e cila është dhënë në moshën njëvjeçare, ka nxitur mbrojtjen imune në mbi 95% të rasteve.

Ekspertët parashikojnë se vaksina e prodhuar mund të shfrytëzohet pas tri vitesh për të mbrojtur të porsalindurit dhe fëmijët kundër sëmundjes e cila vret së paku 200 fëmijë britanikë për çdo vit, prej të cilëve gjysma janë nën moshën pesë vjeçare.


Meningjiti B është sëmundje infektive të cilën e shkakton Meningococcus B, bakter i cili gjendet në hundë dhe fyt te 10% e njerëzve.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori