LAJMI I FUNDIT:

Modelet e çmendura të flokëve të Lady Gagas

Modelet e çmendura të flokëve të Lady Gagas

Ju pëlqen Lady Gaga? Pavarësisht se cila është përgjigja juaj, ajo gjithmonë sjell diçka të re sa u përket ekzibicioneve të modës.

Kohët e fundit ajo ka deklaruar se nuk e heq makijazhin para se të flejë, ndërsa që në fillim të karrierës ka rënë në sy me modelet e flokëve, të cilat janë nga tragjikomike e deri te ato tërësisht ‘cool’.

Të marrim shembull fjongon e saj të famshme në flokë. Fjongoja u bë hit pasi e ka bartur Gaga, ndërsa ekzibicionet tjera të saj, si shiriti i madh në formë flokësh, nuk kanë rezultuar edhe aq të suksesshëm.

Frymëzimi i saj i vazhdueshëm janë periudhat historike, skulpturat urbane, dhe gjithçka që mund të na shokojë dhe të tërheqë vëmendjen e mediave.


“Flokët e lëmuara” padyshim që do t’i shihni te Lady Gaga, por vetëm nëse në to mund të vendosni ndonjë shtesë të çmendur, si telefon, mish ose brirë.

Atëherë, pse të mos inspirohemi nga Lady Gaga, së paku vetëm për të luajtur me stilin apo ngjyrën e flokëve. Nëse kemi mësuar diçka ka këngëtarja, është se ndryshimet nuk janë asnjëherë të mërzitshme. /Telegrafi/