LAJMI I FUNDIT:

Flokët bien më shumë gjatë vjeshtës

Flokët bien më shumë gjatë vjeshtës

Era dhe shiu janë mjaft të dëmshëm për flokët tuaja, ndërsa gjatë vjeshtës do të humbni më shumë flokë, thonë shkencëtarët suedezë.

Në një hulumtim, ekspertët kanë përcjellë 800 femra të shëndosha në një periudhë gjashtëvjeçare dhe kanë vërejtur se gjatë vjeshtës ato kanë humbur më shumë flokë.

Shkencëtarët suedezë kanë zbuluar se faza e qetësisë te femrat fillon në korrik dhe përfundon rreth 100 ditë më vonë, afërsisht kah tetori.

Më herët është menduar se shkaktari i rënies së flokëve është evolutiv, dhe se trupi i mban flokët për ta mbrojtur kokën nga dielli. /Telegrafi/