LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Interi pensionon numrin e Zanettit

Zyrtare: Interi pensionon numrin e Zanettit

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka konfirmuar se klubi ka pensionuar fanellën me numrin 4 të cilën e bartte Javier Zanettit.

Mbrojtësi argjentinas përfundoi karrierën e tij këtë verë pas 19 vjetëve të kaluara në San Siro duke u paraqitur për Interin në më shumë se 600 takime në Serie A.

Indoneziani ka treguar se numri katër nuk do të jetë në dispozicion për lojtarët dhe se Zanetti do të jetë zëvendëspresident i klubit për dy vitet e ardhshme.


“Zanetti do të jetë zëvendëspresident i klubit dhe ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare. I gjithë bordi është pajtuar të pensionojmë fanellën me numrin 4”, tha ai, teksa i drejtohej reporterëve. /Koha/Telegrafi/