LAJMI I FUNDIT:

Zona ‘E Lirë’ e Arian Çanit

Zona ‘E Lirë’ e Arian Çanit

Nuk janë të rrallë ata që e shohin Arian Çanin duke e pritur me padurim radhën e tij. Madje ka nga ata që prej lodhjes dhe stresit të ditës i dorëzohen ndoshta jo gjumit, por dremitjes e megjithatë, kur ai shfaqet në skenën e “Tv Klan”, gjumit, dremitjes apo ëndrrave të shkurtra u vjen fundi. Ky është Arian Çani i gozhduar në memorien e spektatorit...

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Duket se shkallët e suksesit vazhdojnë të kenë vetëm ngritje për një nga figurat më të ndjekura të ekraneve televizive. Ai nuk e ka frikën e skenës dhe para spektatorit tregon forcën e tij të komunikimit, shkathtësinë e prezantimit dhe batutat gjithë lezet, që përvijojnë në figurën e tij tiparet e një njeriu që di të jetë i sigurt edhe kur situata mund t’i rrëshqasë sado pak nga duart.
Njeriu që për kaq vite me radhë ka arritur të mbajë të pandryshueshme audiencën, i spikatur për mënyrën e drejtpërdrejtë me të cilën ai komunikon, përgatitjen që reflekton gjithmonë, vazhdon të na surprizojë me gjetjet dhe pyetjet e tij provokuese

Arian Çani, një person pa komplekse dhe mjaft i rezervuar për sa i përket jetës së tij private, ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim në ekran, nuk nguroi të na japë intervistë ku pjesa më e madhe e informacionit qëndron përtej fjalive të shkurtra që përbëjnë gjithë-gjithë përgjigjen më të gjatë të tij.


Arian, si jeni bërë gazetar, fare rastësisht apo dikush ka zbuluar talentin tuaj prej gazetari?
Më ka zbuluar Armand Shkullaku i “Klan Kosova”, që në vitin 1993. Atëherë jetoja në Paris dhe Shkullaku vinte shpesh në atë qytet…

A e konsideroni gazetarinë si profesion “aksidental” diçka që ka ndodhur aksidentalisht apo si një profesion të shpirtit tuaj gazetaresk?
Më shumë si kjo e dyta.

Jeni gazetar i dy zhanreve të gazetarisë, asaj të shkruar e televizive. Cila u flenë në shpirt më së shumti e cila u ‘djersit” më së shumti?
Që të dyja, por djersa ka aroma të ndryshme te njëra dhe tek tjetra.

Të qenit moderator, është një vlerë. A ka diçka të lindur në këtë profesion, apo është punë dhe pasion?
Them se janë të trija bashkë.

Spektaklit i jepni sharm, humor dhe shumë dorë, si sajues dhe moderator. Keni më shumë kënaqësi, apo nganjëherë edhe bezdi?
Vetëm kënaqësi.

A jeni parimor dhe a ia vlen të mbahet parimi, në një vend ku nuk çmohet shumë parimi?
Parimi është një kriter që në rastin tim ka lidhje me kodin e profesionit. Pra, duhet respektuar.

A ka moshë moderatori, apo më mirë të them a i duron ekrani rrudhat, apo kërkon fytyra të bukura, të zgjuara, të qeshura dhe të disponuara?
Mosha dhe rrudhat nuk kanë asnjë rëndësi nëse bëhet fjalë për një profesionist.

Cilat tipare duhet t’i përmbush një i ri që të bëhet yll në moderim(gazetari)?
Të dijë të joshë atë që e sheh pas kamerës.

Njiheni edhe si adhurues i botës së bukur. Ua ka dridhur dikush zemrën, apo jeni besnik ndaj familjes?
Zemra dridhet shpesh, por kjo nuk e pengon zemrën të mbetet besnike.

Sa xheloze ndihet bashkëshortja, kur të sheh aq të çliruar në emision, pra nuk ke komplekse dhe kur puth në buzë personazhe vip?
Xhelozia është fjalë e huaj për ne…

A është tradhtia ndaj bashkëshortes një “veti e ndaluar” apo një “traditë që vazhdon”?
Tradhtia është fjalë e huaj për ne…

A e mbyllni ndonjëherë celularin tuaj për disa orë në mbrëmje dhe a ngjall dyshime kjo te bashkëshortja juaj, e në fakt ju keni qenë vetëm duke pirë kafe me një mik tuajin të ngushtë?
Dyshimi është fjalë e huaj për ne…

A jeni “eksploziv” edhe në familje apo Shqipëri apo jashtë saj?
Jam i qetë si tip.

Keni ndjerë ndonjëherë bezdi, apo vetëm kënaqësi në TV?
Vetëm kënaqësi.

Iu kujtohet ndonjë lapsus, ose ndonjë moment kur jeni ndjerë ngushtë(pisk)?
Lapsuset janë pjesë e punës time, shpesh i stimuloj vetë.

Ua ka dikush zilinë, e përjetoni xhelozinë?
Xhelozia është fjalë e huaj për mua në këtë zanat…

Nga “Vizion Plus” kaluat te “Tv Klan”. Me cilin ‘klan’ jeni? E kam fjalën për klane politike, për klane kulturore, ekonomike, etj.
Me asnjë klan…

A është e ngarkuar shoqëria shqiptare me klane?
Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë, por nuk kam asgjë kundër klaneve, mjafton që ato t’i shërbejnë komunitetit…

Po flitet se “Tv Klan”-i është në ‘klan’ me Berishën. A është e vërtetë kjo?
Po më kë të jetë përveç Berishës? Ka ndonjë tjetër vërdallë në këtë katund?

A jeni parimor dhe a ia vlen të mbahet parimi, në një vend ku nuk çmohet shumë parimi?
Parimi është një kriter që në rastin tim ka lidhje me kodin e profesionit. Pra, duhet respektuar.

Cili është niveli i gazetarisë në Shqipëri sot. A është e përçarë për arsye politike gazetaria në Shqipëri?
Jo, nuk mendoj. Gazetaria në Shqipëri është një treg si gjithë tregjet e tjera, me up & down-et e veta…

Cili prej personaliteteve të njohura të kohës ju ka ‘munguar’ në emisionin ‘Zonë e lirë’?
Askush…

A keni në plan që të “shpërnguleni” një ditë nga “Zonës së lirë”?
Jo… ajo tashmë nuk është vetëm e imja
Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori