LAJMI I FUNDIT:

Edona Reshitaj, me koncert/recitalin “E Kuqja dhe e Zeza”, për Ditën e Flamurit

Edona Reshitaj, me koncert/recitalin “E Kuqja dhe e Zeza”, për Ditën e Flamurit

Edona me një koncert special, do të sjellë ritme muzikore, një repertor të përzgjedhur si edhe dy këngë të rralla, të cilat lidhen ngushtë me ngjarjet historike të nëntorit.

Ky koncert i dedikohet Festës së Madhe të Flamurit Kombëtar, duke sjellë në pah figurën e heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, si dhe një trajtim jo shumë të zakonshëm të ngjarjeve të vitit 1912, ku në fokus, e ka rolin e femrës si protagoniste, në këtë rast Marigona.

Këto dy këngë të fuqishme, do ta hapin dhe përmbyllin këtë koncert, i cili do të shoqërohet me një repertor të larmishëm të këngëve të vjetra shqipe, me përpunime unike, duke gërshetuar me finesë “të vjetrën” me “modernen” dhe duke shkrirë folklorin dhe tradicionalen në ritmet e Jazz-it (Swing, BossaNova, Gypsy Jazz etj.)


Kitara akustie, Kontrabasi, Pijanoja, Bateritë, Klarineti dhe Saxafoni, do të lundrojnë nëpër ujërat e pastra të melosit dhe do t’i ringjallin kohërat e vjetra, me gjithë shkëlqesinë që kanë.

Një skenografi artistike, që ndërlidhë kohërat dhe zhanret muzikore, një zërim dhe ndreqim profesional, në një ambient kompakt, do të kompletoi ngjarjen magjike që do të përçojë ky koncert, duke i ofruar publikut momente të ngrohta shpirtërore, me ndjenja patriotike, dashurie, mallëngjyese, shpresëdhënëse etj.

Koncerti do te mbahet me 25 nëntor në Sallën e Kuqe, në Prishtinë, prej orës 19:00h.

/Telegrafi/