Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Muzeun e Kosovës janë prezantuar shtatë artefaktet arkeologjike të gjetura në Gjermani. Në prezantimin e këtyre artefakteve kanë marrë pjesë Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, Ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet, Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Dimitris Moschopoulos, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Në fjalën e tij, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi u shpreh se ndjehet mjaftë i lumtur që tashmë Kosovës i kthehet një pjesë e thesarit të vet kulturor. Ai ka shprehur falënderime për Ministrinë e Shkencës dhe Artit në Hessen, për policinë e këtij Landi, për kujdesin e lartë që kanë treguar për artefaktet, e që sipas ministrit tregon për kulturën e një populli.
Ai tha se ky është një shembull që duhet ndjekur nga shumë vende.
“Mbi të gjitha, nga Serbia, e cila në vitin 1999 e boshatisi këtë Muze, duke marrë mbi 1200 eksponate arkeologjike dhe etnologjike, e për të cilat për 13 vjet nuk ka treguar vullnetin që t’i kthejë. Ne në asnjë moment nuk do të zmbrapsemi nga përpjekjet tona për të kthyer në vendin e vet gjithë atë thesar kulturor të vendit tonë, dhe vetëm sa do të shtojmë angazhimet tona që artefaktet e vjedhura të vijnë këtu ku u kthyen sot shtatë artefakte nga Gjermania”, ka thënë ai.
Ministri Krasniqi deklaroi se Kosova ka një trashëgimi të pasur arkeologjike, etnologjike dhe arkitekturore. Dhe për këtë, tha ministri, MKRS ka rritur buxhetin në tersi për trashëgiminë, duke e pasur atë në listën e prioriteteve kryesore.
Duke theksuar rëndësinë e kthimit të këtyre shtatë artefakteve, Ministri Krasniqi tha se tash shoqëria dhe vet institucionet kanë obligime të tjera.
Ministri ka ndarë mirënjohje për Ministrinë e Shkencës dhe Artit të Landit të Hessenit, Policinë në Frankfurt dhe Hessen, për kontributin që kanë dhënë në gjithë procesin e gjetjes, ruajtjes dhe kthimit të artefakteve.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Peter Blomerey tha se kthimi i këtyre artefakteve është një moment i lumtur për Kosovën dhe Gjermaninë. Kjo, tha ai, dëshmon për bashkëpunimin që kanë të dy vendet.
Erckard Laufner, zyrtar i policisë në Hessen, i angazhuar për çështjet që kanë të bëjnë më dëmtimin apo vjedhjen e monumenteve të trashëgimisë, tha se ndjehet mjaftë i lumtur që artefaktet e Kosovës, që ishin vjedhur vite me parë, tashmë po kthehen në vendin e duhur.
Artefaktet e kthyera, e të cilat do të jenë tashmë pjesë e thesarit arkeologjik të Kosovës, të ruajtur në Muze, i përkasin kulturës së Vinçes, që daton në neolitin e mesëm, 3500-4000 vjet para erës sonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit