LAJMI I FUNDIT:

UNESCO: Çdo dy javë vdes një gjuhë

UNESCO: Çdo dy javë vdes një gjuhë

Çdo dy javë, sipas vlerësimit të UNESCO-s, shuhet një gjuhë. Sipas Komisionit të UNESCO-s në Bon, gjysma e 6.000 gjuhëve në gjithë botën kërcënohen nga shuarja.

Edhe në Gjermani janë 13 gjuhë të rrezikuara, ndër to gjuha sorbisht, jidisht dhe frizianishtja veriore.

Si argument për këtë organizata e OKB-së për kulturën përmend luftërat dhe dëbimet, migracionin dhe përzierjen e gjuhëve. /DW/