LAJMI I FUNDIT:

Masturzo fiton çmimin World Press Photo

Masturzo fiton çmimin World Press Photo

Fotografi italian Pietro Masturzo ka fituar çmimin prestigjioz “World Press Photo” për fotografinë më të mirë të vitit.

Në imazhet e fiksuara nga artisti, shfaqet një grua iraniane në një çati të Teheranit gjatë protestave të ashpra që pasuan zgjedhjet e 12 qershorit. Lajmin e fotos fituese e bëri të ditur organizata ndërkombëtare më qendër në Amsterdam.

Sipas jurisë, fotoja shënon nisjen e diçkaje, nisjen e një epoke historike. “Fotoja gjithashtu informon dhe prek pikën vizive si dhe atë emotive”, thekson kryetarja e jurisë, Ayperi Karabuda Ecer.

Pietro Masturzo do ta marrë çmimin në një ceremoni që do të mbahet më 2 maj në Amsterdam. Bashkë me këtë çmim janë caktuar edhe vendet e para për disa kategori të tjera. /tch/