LAJMI I FUNDIT:

Kinezët përdorin rrjetet sociale më shumë se amerikanët

Kinezët përdorin rrjetet sociale më shumë se amerikanët

Përderisa në Kinë, rrjetet më të famshme sociale janë Youku, Tudou, dhe Sina Micro-blog, dhe këtu nuk bën pjesë Facebook, kinezët kanë shkallë më të lartë penetrimi në rrjetet sociale, dhe si faktor kryesor është madhësia e popullsisë.

Të paktën, kështu thuhet sipas raportit të ri të Netpop Research, i cili krahason rrjetet sociale amerikane me ato kineze.

Studimi i Netpop thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më shumë se 169 milionë banorë përdorin internetin brezëgjerë, në Kinë kjo shifër arrin në 411 milionë banorë, të cilët shpenzojnë më shumë se 4.8 orë në ditë në internet, krahasuar me 4.2 orë që shpenzojnë amerikanët.


Netpop gjithashtu thotë se 93 për qind e kinezëve mbi moshën 13 vjeçare kontribuojnë online, ose vënë në shifra 382 milionë banorë, për dallim prej 73 për qind të amerikanëve që e bëjnë këtë gjë, ose 132 milionë banorë përkatësisht.

Gjithashtu, në studimin e Netpop thuhet se qytetarët e Kinës kanë qenë më të prirur të marrin pjesë në çdo aktivitet në rrjetet sociale, krahasuar me amerikanët që kanë shkallë më të ulët të pjesëmarrjes në këtë aktivitet. / Telegrafi /