LAJMI I FUNDIT:

Yahoo e para në SHBA

Yahoo e para në SHBA

Sipas të dhënave të kompanisë comScore, gjatë muajit mars përdoruesit amerikan kanë vizituar më shumë se 212 milionë faqe të internetit, ndërsa më të vizituarat kanë qenë faqet e motorit të kërkimit Yahoo.

Në të gjitha faqet e saj, Yahoo ka pasur më shumë se 180 milionë vizitorë në faqet e saj, e ndjekur nga Google me 176.9 milionë vizitorë, në total.

Në vendin e tretë është Microsoft me 176.4 milionë vizitorë, ndërsa i katërti është Facebook me 153 milionë vizitorë, i ndjekur nga AOL me 118 milionë vizitorë, i cili tani është në vendin e pestë.

Sipas comScore thuhet se faqja me rritjen më të shpejtë është ajo e Zynga.com, e cila ka pasur një rritje prej 164 për qind, dhe ka arritur në 7.3 milionë vizitorë. / Telegrafi /