LAJMI I FUNDIT:

Aksion vullnetar për ruajtjen e materialeve te “Google”

Aksion vullnetar për ruajtjen e materialeve te “Google”

Ndërsa pritet që më 29 Prill “Google” të mbyllë shërbimin e saj video, qindra vullnetarë nga mbarë bota kanë ndërmarrë një aksion për të ruajtur këto materiale.

Sikurse njoftojnë mediat ndërkombëtare, është vënë re se përdorues anonimë nga e gjithë bota kanë nisur të kopjojnë videot nga “Google” për ti ruajtur ato në “YouTube”.

“Shpresojmë që gjigandi motorrik të ketë menduar një strategji afatgjatë për këtë”, – mësohet të ketë thënë një nga përdoruesit. Pak ditë më parë, “Google” njoftoi se do të mbyllë shërbimin video. Kjo ndodhi pasi ky motor kërkimi përvetësoi “YouTube” dhe prej një vitit nuk ishte vënë re një rifreskim i faqes me materiale të reja. /Telegrafi/