LAJMI I FUNDIT:

Audi, faqja më e mirë në Facebook

Audi, faqja më e mirë në Facebook

Një studim i ri shfaq markën e automjeteve gjermane – Audi, si marka e cila ka fansat më aktiv në Facebook, duke e tejkaluar kështu edhe yllin e muzikës Justin Bieber, apo edhe këngëtarem ekstravagante, Lady GaGa.

Analizat e nxjerra nga ky studim thonë se shumica e freskimeve të statusit marrin 50 për qind më shumë Like brenda 80 minutave të para, pas postimit fillestar.

Visibli ka analizuar më shumë se 200 milionë anëtarë të Facebook gjatë muajit shkurt dhe mars, ndërsa edhe ka përcjellur aktivitetin e tyre nëpër disa faqe të fansave që janë krijuar nga emra dhe figura të ndryshme.

Duke i vlerësuar këto të dhëna, Audi del të jetë faqja me fansat më aktiv, të paktën në mesin e faqeve të cilat kanë më shumë se 100 mijë fansa.


Për secilin freskim të statusit, Audi merr 225 pëlqime për 100 mijë fansa, statistikë kjo e cila i kalon edhe ato të Justin Bieber apo Lady GaGa. / Telegrafi /