LAJMI I FUNDIT:

Butoni Like i mbush një vit

Butoni Like i mbush një vit

Facebook sot feston një-vjetorin e butonit të saj të famshëm “Like”, ndërsa i pyet anëtarët e saj së çka do të thotë ky buton për ta.

Mirëpo, tani supozohet se klikimi dhe ikona që ky buton përfaqëson, janë bërë shumë unike dhe natyrale, sa na shtyen të mendojmë se një gjë e tillë ka qenë rreth nesh për një kohë të gjatë.

Sot, më shumë se 10 mijë faqe në ditë e shtojnë këtë buton, ndërsa njerëzit e kanë mundësinë që të pëlqejnë brende, faqe, komente, artikuj, këngë, video, me një buton të vetëm – Like. Madje, ky është një veprim konkret i cili pak a shumë tregon se si ndihemi për një gjë të caktuar.


Përveç butonit Like, anëtarët e këtij rrjeti social kanë kërkuar edhe butonin tjetër antagonist – Unlike, apo “s’më pëlqen”, ndërsa një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë shpejtë, duke e marrë parasysh ndikimin negativ që i njëjti do ta kishte tek përdoruesit.

Pyetja e njëjtë e bërë nga Facebook, vlen edhe për lexuesit e Telegrafit. Çka nënkupton butoni Like për ju?