LAJMI I FUNDIT:

Pjesa më e madhe e Libisë, pa qasje në internet

Pjesa më e madhe e Libisë, pa qasje në internet

Ndalimi i qasjes në internet, është duke u shndërruar në veprim "të domosdoshëm" sa herë që njerëzit revoltohen dhe protestojnë në një vend me regjim diktatorial, siç është Libia ose Egjipti.

Kjo gjë ka ndodhur në pjesën më të madhe të shtetit të Libisë, raportojnë monitoruesit e trafikut.

Trafiku i internetit në vend, nga faqet e ngjashme si YouTube dhe Google pothuajse është zhdukur, edhe pse duket se nga ana teknike, serverët janë funksional dhe në punë.

Për dallim nga veprimet e kaluara të ndërmarra nga qeveria e Egjiptit, të cilët patën mbyllur krejt serverët e internetit, në rastin e Libisë duket se ka gjasa që qasja në rrjet të bëhet me vështirësi të caktuara.


Mirëpo, burimet e ndryshme të trafikut thonë se ende nuk është e qartë se kush po e bën ndërprerjen e rrjetit në këtë vend, ndërsa thuhet se qeveria e Libisë nuk është direkt duke ndikuar në këtë ndalim. / Telegrafi /