LAJMI I FUNDIT:

Finalizohet WebGL 1.0

Finalizohet WebGL 1.0

Grupi Khronos ka paraqitur në GDC versionin final të specifikacionit WebGL 1.0, të cilin tash për tash zyrtarisht e mbështesin Apple, Google, Mozilla dhe Opera.

Ky specifikacion është pa pagesë dhe mundëson grafikën e përshpejtuar 3D brenda Web-shfletuesit me mbështetje për HTML5.

WebGL 1.0 definon lidhjen e JavaScripta dhe OpenGL ES 2.0 API, dhe punon në të gjitha platformat me shfletuesin përkatës të Internetit dhe mbështetjen për OpenGL ose OpenGL ES.

Specifikacioni tashmë është i pranishëm në versionet finale të Google Chrome 9, si edhe në edicionet ‘preview’ dhe ‘beta’ të versioneve Safari, Firefox dhe Opera. /Telegrafi/