LAJMI I FUNDIT:

Lenovo prezanton ThinkPad Helix, kombinimin e laptopit me tablet

Lenovo prezanton ThinkPad Helix, kombinimin e laptopit me tablet

Lenovo ka paralajmëruar laptopin dhe tabletin e ri konvertibil (mundësinë e konvertimit të tabletit në laptop), modelin ThinkPad Helix, pajisje e cila mbështetet në Windows 8 dhe është e fuqizuar nga procesori i Intel, Ivy Bridge.

Lenovo Helix posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 11.6 inç, ndërfaqe me rezolucion full HD prej 1920 x 1080 pikselëve, ndërsa procesorët e saj janë me seri të ndryshme të Intel Ivy Bridge, deri në Core i7.


Për më shumë, Helix përfshin edhe memorien prej 8GB dhe 256GB, ndërsa lidhja e pajisjes mund të bëhet me WiFi apo rrjetin 4G LTE. / Telegrafi /