LAJMI I FUNDIT:

Vërshojnë telefonat me fotoaparate

Vërshojnë telefonat me fotoaparate

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Strategy Analytics, shitja e telefonave celularë me kamera të integruara në to do të duhej që këtë vit të tejkalojnë shifrën prej një miliard njësish.

Në krahasim me shitjen e vitit të kaluar të fotoaparateve me kamerë të integruar do të rritet 21 për qind, në 1.1 miliard njësi, që do të jetë edhe hera e parë që do të tejkalohet shifra prej një miliard pajisjesh të tilla të shitura.

Rritja e kualitetit të kamerave në telefonat celularë çdo ditë e më shumë po e rrezikon segmentin e ulët të tregut të fotoaparateve klasike, theksojnë në Strategy Analytics.

Në fakt, shitja e telefonave celularë me kamera të rezolucionit prej 5 apo më shumë megapiksela do të duhej të dyfishohet këtë vit, në 371 milionë njësi. Në të njëjtën kohë fotoaparatet klasike do të duhej të shiteshin rreth në 130 milionë njësi. /Telegrafi/