LAJMI I FUNDIT:

Samsung WB700 me ultra-objektiv

Samsung WB700 me ultra-objektiv

Fotoaparati i fundit nga Samsung bart shenjën dalluese WB700, e vjen me sensor prej 16 megapikselash dhe objektivin 18x.

Brenda një trupi kompakt të shtëpizës të fotoaparatit është vendosur objektivi me objektiv të tetëmbëdhjetëfishtë, e objektivi softuerik shkon edhe deri në 24x.

Falë algoritmit të integruar, gjatë incizimit të video materialeve në mënyrë shumë efikase largohet zhurma të cilën e krijon motori për objektiv. Sensori është i rezolucionit prej 16 megapikselash, është integruar stabilizimi i fotografisë, si dhe mundësia e incizimit në formatin RAW.


Fotoaparati del në shitje gjatë prillit, e çmimi i tij për tregun evropian është 300 euro. /Telegrafi/