LAJMI I FUNDIT:

RIM ndryshon emrin. Bëhet BlackBerry!

RIM ndryshon emrin. Bëhet BlackBerry!

Research In Motion sot ka debutuar me versionin e ri të sistemit të saj operativ, BlackBerry 10, dhe bashkë me platformën e ri-dizajnuar mobile, prodhuesi i njohur kanadez gjithashtu ka prezantuar edhe dy modele të reja të telefonave të mençur në një konferencë shtypi në Nju Jork të mërkurën.

Drejtori i kompanisë e cila deri më sot njihej me emrin Research In Motion ose shkurt RIM, Thorsten Heins doli në skenë për të shpalosur karakteristikat e BB10 dhe telefonave BlackBerry Z10 dhe BlackBerry Q10, modelet e para të cilat do të jetë bazohen në BB10.

“Ky është njëri ndër lansimet më të mëdha të industrisë tonë, dhe kjo nuk është shënon një përfundim, sepse ky është vetëm fillimi” tha Heins.


Më tej, ai ka njoftuar se kompania do ta ndryshojë emrin nga Research In Motion në BlackBerry, e cila tani në berzë do të njihet me shkurtesën BBRY ose BB, varësisht prej berzës. / Telegrafi / Foto: WSJ /