LAJMI I FUNDIT:

RIM nuk heq dorë nga PlayBook

RIM nuk heq dorë nga PlayBook

Research In Motion (RIM) hodhi poshtë spekulimet se po heq dorë nga tableti i vet PlayBook.

Sipas fjalëve të përfaqësuesit të kompanisë, thashethemet në të cilat supozohet se është ndërprerë zhvillimi dhe prodhimi i BlackBerry PlayBook janë një trillim dhe asgjë më shumë. RIM mbetet në tërësi i dedikuar ndaj tregut të tabletëve dhe të ardhmes së QNX-it në platformat e veta. Në të vërtetë, QNX është sistemi operativ i cili po përdoret në PlayBook, por për vitin e ardhshëm RIM ka paralajmëruar paraqitjen e telefonave “të mençur” mobil të bazuar mbi të.

RIM së voni uli çmimet e tabletëve të vet pasi që kompania publikoi se në gjashtë javët e para nga shitja ka bërë dërgesa për 500,000 tablet, e pastaj gjatë tërë çerekut të dytë vetëm 200,000.