LAJMI I FUNDIT:

Tableti EEE Pad Trasformer i Asus në shitje

Tableti EEE Pad Trasformer i Asus në shitje

Nëse jetoni në Japoni, jeni me fat. Do të jeni të parët që keni mundësi të blini modelin më të fundit të Asus, të quajtur EEE Pad Trasformer.

Quhet kështu sepse ky prototip, mund të përdoret thjesht dhe vetëm si tablet, por edhe si një laptop, duke i montuar tastjerën origjinale. Ky Android 3.0 Honeycomb ka një ekran 10.1- inch me prekje, një processor nVida Tegra 2 dual-core 1GHz, një kamer 5 megapiksel në pjesën e pasme të tabletit dhe një tjetë 2 megapiksel në pjesën ballore të tij.

Por suprizat nuk përfundojnë këtu, tableti EEE Pad Transformer ka një bateri, jetëgjatësia e të cilës shkon deri në 16 orë punë. Ky prototp i Asus i cili sapo ka dalë në treg kushton 733 $. /Telegafi/