LAJMI I FUNDIT:

Asus Chrome Netbook vetëm për 200 dollarë?

Asus Chrome Netbook vetëm për 200 dollarë?

Para se të paraqiteshin kompjuterët e llojit tablet, mediat botërore janë njoftuar në baza ditore për një model të ri të kompjuterëve netbook, të prodhuesve të ndryshëm në treg.

Asokohe, dukej se çdo ditë e re sillte edhe një netbook të ri, mirëpo në 12 muajt e fundit gjërat kanë ndryshuar, sepse tani këtu janë tabletët, të cilët po e marrin të gjithë interesin e publikut dhe mediave.

Ky lloj i kompjuterëve i njohur sipas emrit netbooks, është krijuar që të jetë një laptop i lirë, ndërsa shumica e prodhuesve janë munduar njëkohësisht që të mos shtojnë karakteristika të avancuara në këto pajisje, pikërisht për shkak të çmimit të ulët.
Mirëpo, tani duket se njëri prej prodhuesve përsëri ka dal me idenë e një netbook’u të lirë.

Sipas DigiTimes thuhet se është pikërisht Asus, kompania e cila do të prodhojë një netbook, çmimi final i të cilit nuk do të kalojë shumën prej 200 dollarëve, ndërsa i njëjti do të bazohet në sistemin operativ të Google, Chrome OS.


Raporti i DigiTimes thotë se Asus Chrome Netbook do të ketë një ekran jo më të madh se 10 ose 11 inç, ndërsa çmimi final i kësaj pajisje ende nuk është bërë publik. / Telegrafi /