LAJMI I FUNDIT:

Pas iPhone, vjen iPad

Pas iPhone, vjen iPad

Bashkë me paralajmërimin e kompanisë Apple për shitjen e iPhone në rrjetin e Verizon të martën, jo-zyrtarisht është thënë se edhe tableti i famshëm i kësaj kompanie iPad, do të mund të lidhet së shpejti me rrjetin e Verizon.

Tani që ekskluzivitetit të kompanisë AT&T po i vjen fundi, përdoruesit e iPad të cilët nuk janë konsumatorë të operatorit amerikan do të mund të lidhen në rrjetin 3G të Verizon, ose edhe më mirë, në gjeneratën e re të rrjetit 4G LTE.

Nëse del të jetë kështu, atëherë gjasat e tabletit tëMotorola’s – Xoom, për të konkurruar me iPad-in do të zvogëlohen. Xoom është modeli më i ri i kompjuterit tablet i cili bazohet në sistemin operativ të Google- Android.

Pritet që iPad-ët e rinj të Apple me mundësinë e lidhjes në rrjetin e Verizon do të vijnë së shpejti, mirëpo kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar, dhe nuk ka asnjë datë të saktë të lansimit të tyre. / Telegrafi /