LAJMI I FUNDIT:

Apple bëhet gati të prodhojë 65 milionë iPad të ri

Apple bëhet gati të prodhojë 65 milionë iPad të ri

Shumica e vlerësimeve të tregut thonë se Apple do të arrijë të shesë rreth 45 deri në 48 milionë iPad, gjatë vitit të ardhshëm. Në anën tjetër, thuhet se Apple ka porositur nga furnitorët e saj rreth 65 milionë ekrane me 9.7 inç, për tabletin e saj - iPad.

Sipas raportimeve të DigiTimes, Apple tashmë ka porositur rreth 35 milionë ekrane nga LG, ndërsa pjesën tjetër thuhet se e ka porositur nga Samsung dhe Chimei Innolux.

Në këtë raport thuhet se sasia e madhe e porositur nga Apple tregon se “kompania është shumë optimiste për tregun e kompjuterëve gjatë vitit 2011, ndërsa duket se Apple ka mbi-porositur ekrane për tabletin e saj”, përfundon raporti i DigiTimes. / Telegrafi /