Kemi një gjak, një gjuhë, një flamur
Njëqind vjetori i pavarësisë do të festohet nga çdo shqiptar që jeton në trojet e veta etnike në Ballkanin Perëndimor, por dhe më larg tyre. Do ta festojmë të gjithë, sepse akti i një shekulli më parë është vepra më madhore e kombit, që shënoi njëherësh bazat për mbijetesën e tij. Rrugëtimi historik i aktit të 28 nëntorit ishte produkt e përfundim i përpjekjeve të të gjithë shqiptarizmës, pra të ndjenjës kombëtare që ishte shfaqur e unifikuar, duke u ngritur mbi barrierat e administratës turke dhe synimet antishqiptare të fqinjëve.
Ne shqiptarët e Kosovës të mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë të vendosur nga fuqitë e mëdha më 1913-n, e kemi konsideruar të shenjtë flamurin e ngritur në Vlorë. Jemi betuar, dënuar e vrarë për simbolin e shpalljes së pavarësisë. Sado e vështirë rruga 100-vjeçare, sado difektoze ecuria e saj, shpallja e pavarësisë, në emër dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mbarë kombit shqiptar, u bë gurthemeli, argument, ndaj evropianëve dhe botës.
Gati 95 vjet pas shpalljes së pavarësisë së shqiptarëve në Vlorë, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës. Diferenca kohore mes këtyre dy akteve historike dhe jetike për mbarë kombin dhe shqiptarizmën nuk është pengesë për ballafaqim e përcjellje mesazhesh për të sotmen dhe për të ardhmen. Së pari, pa 28 nëntorin e 1912-s, kur gjithë shqiptarët e trojeve të tyre në Ballkanin Perëndimor shpallën botërisht në Vlorë pavarësinë, nuk do të kishte njohje dhe ekzistencë 100 vjeçare të shtetit të Shqipërisë.
Së dyti, pa një shtet të pavarur shqiptar, anëtar të Lidhjes së Kombeve nga viti 1920, pjesëmarrës në Konferencën e Paqes në 1946-n në Paris, anëtar të OKB-së nga 1955-a, dhe pa emrin dhe mbështetjen e saj para dhe gjatë luftës çlirimtare, Kosova nuk do të ishte këtu ku është.
Së treti, ekzistenca e Shqipërisë së cunguar, por të njohur ndërkombëtarisht, me fillesë 28 nëntorin 1912, ishte arritja më e madhe për mbarë faktorin shqiptar në Ballkan. Pa Republikën e Shqipërisë popullsia dhe kombi shqiptar në Ballkan dhe kudo në botë do të ishte i barasvlershëm me kurdët e të ndarë në pesë shtete.
Festojmë 100 vjetorin! Është detyrim dhe angazhim gjithë kombëtar. Por, pa guxuar të ç’vlerësoj dhe ca më pak të injoroj faktin që pavarësia e Kosovës është rrjedhojë e 28 nëntorit. 17 shkurti duhet ballafaquar e vlerësuar në raport me të parin.
Kosova e shpalli pavarësinë gati një shekull më pas. Duke mbajtur parasysh diferencën historike shekullore në konfigurimin e hartës politike evropiane pas dy luftërave botërore dhe pas ndryshimeve demokratike të 1990-s, mendoj se duhen mbajtur në vëmendje disa veçori në përqasje me të parën.
Pavarësia e shtetit të Kosovës u shpall nga Kuvendi, kur territori i saj po festonte 8 vjetorin e çlirimit me luftë e sakrifica të pazakonta nga Serbia.
Pavarësia e Kosovës u njoh qysh të nesërmen e shpalljes së saj nga SHBA-ja, nga shumica e vendeve të BE-së dhe nga shtetet demokratike me traditë dhe emër në botë.
Pavarësia e Kosovës u njoh botërisht, qysh në momentin e shpalljes dhe u mbështet fuqishëm në vazhdimësi, brenda kufijve të saj, sikurse u njoh ndërkombëtarisht edhe nga ish-republikat e ish- RFJ-së (përjashtuar Bosnjën) që u shkëputën me luftë apo paqësisht nga Serbia.
Pavarësia e Kosovës u bë fakt në fillim shekullin XXI, kur logjika politike evropiane, e tronditur tri herë fuqishëm gjatë shekullit XX (1918, 1945, dhe 1989-n) është tepër e ndjeshme dhe mospajtuese për çdo opsion të mundshëm për ndryshim kufijsh në Ballkan.
Kosova shtet i ka rrënjët në 28 nëntorin e 1912-s. Kosova feston dhe do të festojë me ndjenjën thjesht dhe pastër kombëtare, ngritjen e flamurit në këtë 100 vjetor, sepse parafrazoj rilindësit: “Jemi një gjak, kemi një gjuhë dhe një flamur”. Gëzuar!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City