LAJMI I FUNDIT:

Një 33-vjeçar i vë flakën vetes

Një 33-vjeçar i vë flakën vetes

Një 33-vjeçar ka ndërmarrë një akt të rëndë ndaj vetes. Ai ka tentuar t’i vë flakën vetes, ndërsa aktualisht është në gjendje kritike në spital.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stojan të Matit. Policia ka identifikuar personin dhe ai është shtetasi Gegë Stojani me banim në Laç, i cili kishte shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë, raporton Shekulli.

Shkaqet ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që policia vijon kërkimet për arsyet që e kanë çuar 33-vjeçarin në këtë veprim. /Telegrafi/