LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet pistoleta e fshehur në bukë

Zbulohet pistoleta e fshehur në bukë

Autoritetet doganore serbe kanë gjetur një pistoletë të fshehur në bukë në vendkalimin kufitar Preshevë me Maqedoninë.

Pistoleta u gjet tek një bukë e ndarë përgjysmë dhe më pas e ngjitur e futur në një qese, të cilën e dispononte një shtetas i Maqedonisë, i cili po udhëtonte me autobusin e linjës Strugë – Vjenë, transmeton INA.

Autoritetet doganore serbe informuan se pistoleta u gjet me skaner, pas dyshimeve ndaj këtij qytetari. Pisotelat është e kalibrit 9 mm, e tipit “Ekol Xhakal Dual”. /Telegrafi/