LAJMI I FUNDIT:

Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane

Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane

Krim i dyfishtë brenda familjes, tronditet qyteti i Elbasanit. Engjëll Lluçaj, 65-vjeçar, ka vrarë me armë tip automatik djalin dhe nusen e tij me shtetësi italiane.

Ngjarja e rëndë është regjistruar sot rreth orës 19:45 minuta në qendër të qytetit të Elbasanit, pranë filialit të postës, siç raportohet nga vendngjarja. Viktimat janë Sokol Lluçaj 27 vjeç dhe Xhulia Poltofieri 24 vjeç, transmeton BW.

Policia e qytetit të Elbasanit bën me dije, se krimi i dyfishtë ka ndodhur pas një grindje në familje, ndërsa ngjarja është marrë vesh pas njoftimit të fqinjëve të pallatit ku edhe u vranë çifti i bashkëshortëve.


Blutë e qytetit të Elbasanit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke arrestuar edhe autorin e krimit, 65-vjeçarin Engjëll Lluçaj.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan këtë të fundit të ekzekutonte në banesë djalin dhe nusen e tij, ndërkaq mësohet se hetimet vazhdojnë. /Telegrafi/