LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës pjesë e operacionit evropian kundër trafikimi të njerëzve, arrestohen 103 persona

Policia e Kosovës pjesë e operacionit evropian kundër trafikimi të njerëzve, arrestohen 103 persona

Policia e EULEX-it dhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës kanë marrë pjesë sot në një konferencë ndërkombëtare për shtyp në Budapest, Hungari ku është paraqitur përmbyllja e suksesshme e një operacioni në shkallë të gjerë në Evropë lidhur me kontrabandimin e imigrantëve nga Siria, Libia dhe Turqia për në Evropën Perëndimore. Operacioni në Evropë ishte bërë i mundur në bazë të inteligjencës dhe informacioneve të siguruara nga EULEX-i.

Gjatë operacionit të djeshëm, i cili u zhvillua njëkohësisht në 10 vende, janë arrestuar 103 persona dhe janë kryer 117 bastisje. Një kontribut i këtillë i Policisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës nuk ishte shënuar më herët përkitazi me një operacion kaq të gjerë i cili përfundoi në mënyrë të suksesshme, thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Në operacionin e përbashkët që u zhvillua dje, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës i kanë arrestuar tre persona, ndërsa një person tjetër ishte arrestuar javën e kaluar, kurse 11 të tjerë qenë arrestuar në vitin 2011 dhe 2012, duke e ngritur në 15 numrin e personave të dyshuar vetëm në Kosovë. Sipas pohimeve, disa prej udhëheqësve kryesorë të këtij rrjeti kriminal transnacional kishin operuar nga Kosova, e cila shërbente si rrugë tranziti nga Siria, Libia dhe Turqia drejt vendeve të Evropës Perëndimore.


Projekti i ashtuquajtur Fimathu ishte kryer nën ombrellën e EUROPOL-it dhe e ka përfshirë edhe bashkëpunimin me Kosovën, Malin e Zi, Hungarinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Austrinë, Italinë, Slloveninë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

Në Kosovë, rasti është hetuar nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori