LAJMI I FUNDIT:

Të huajt kryejnë më pak vrasje sesa zviceranët

Të huajt kryejnë më pak vrasje sesa zviceranët

Vrasjet brenda familjes në Zvicër kryhen në mënyrë tipike, 3 deri 4 herë në vit nga një vrasës që të shumtën e rasteve është i gjinisë mashkullore, i cili vret të shumtën një viktimë femër dhe pas kësaj vret edhe veten. Te kjo statistikë ka arritur një ekip studiuesish nga Instituti për mjekësi sociale dhe preventive i Universitetit të Bernës, që është publikuar në revistën profesionale “Plos One”.

Studimi mbështetet në 158 raste të vdekjeve të shkaktuara nga delikte të vrasjes brenda familjeve në mes të viteve 1991 dhe 2009, dhe për herë të parë i merr në shqyrtim faktorët e rrezikshmërisë, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”.

“Ka qenë befasuese mosgjetja e lidhjes në mes te profesionit dhe shtresës sociale sa i përket vrasjeve”, ka thënë Matthias Egger, përgjegjësi i studimit për agjencinë SDA. Nuk luan rol nëse bëhet fjalë për punëtorë ose për profesorë.


Dhe, një përfundim tjetër interesant që e ka sjellë studimi është se “të huajt nuk kryejnë më shumë vrasje sesa shtetasit zviceranë. Përjashtim nga ky rregull bëjnë ata të huaj që nuk kanë qëndrim të rregullt në Zvicër, transmeton Albinfo

Faktori më i madh i rrezikut sa u përket vrasjeve, shkruan “Aargauer Zeitung”, janë rrethanat e jetës me stres, si mungesa e qëndrimit të rregulluar, kushtet e këqija të banimit dhe problemet në mesin e çifteve,

Meshkujt e shkurorëzuar kanë qenë më shpesh vrasës sesa të martuarit, ndërsa personat jo religjiozë më shpesh se besimtarët katolikë. Prania e fëmijëve në shtëpi nuk ka ndonjë ndikim në vrasjet ashtu sikurse as ambienti urban ose rural.

Udhëheqësit e studimit kanë konstatuar se numri i vrasjeve në familje është në Zvicër i lartë në krahasim me mesataren evropiane, ndërkohë që mesatarja e vrasjeve në përgjithësi është më e ulët.

60% të vrasjeve në Zvicër janë kryer në rrethin familjar, ndërsa 28% të familjeve zvicerane posedojnë arë zjarri.

Ky studim është i pari në botë që merret me këtë lloj specifik të vrasjes, siç është vrasja brenda familjes. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori