LAJMI I FUNDIT:

Zvicër, kosovari plagoset në tentim-ikje nga burgu

Zvicër, kosovari plagoset në tentim-ikje nga burgu

Në tentim për të ikur nga burgu ku ishte duke vuajtur dënimin, në Lenzburg (Aargau), një kosovar ka marrë plagë të rënda. Ai është rrëzuar nga një mur i lartë 8 metra. Me këtë rast ka dështuar ikja e planifikuar edhe e një të burgosuri tjetër, shtetas i Serbisë. Këto tentime kanë ndodhur të mërkurën rreth orës 14.00.

Kosovari i lënduar i është nënshtruar një operacioni emergjent, pasi ka pësuar thyerje të rëndë të këmbës dhe tash ndodhet në Inselspital të Bernës, në stacionin e mbikëqyrur.

Dy të burgosurit ishin përpjekur të iknin duke e lidhur një shkallë nga kopshti me një litar dhe një gyp, ka thënë një përgjegjës i burgut. Por kosovari ka rënë nga muri në tokë në anën e jashtme të burgut, ndërkohë që pjesëtarë të personelit të burgut kanë qenë të pranishëm në të dyja anët e murit. Kjo për faktin se dy të burgosurit para kësaj e kishin prekur një tel të rrethojës, me ç`rast ishte aktivizuar alarmi, njofton albinfo.


Si dënim për përpjekjen e ikjes, dy të burgosurit do të mbajnë nga 15 ditë dënim në “bunkerin” e burgut, që ndodhet në bodrum.

Aty kanë vetëm shtratin dhe fare pak dritë të diellit. Vetëm një orë në ditë të burgosurit kanë të drejtë të dalin në ajër të pastër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori