LAJMI I FUNDIT:

Rekomandohet degradimi për tre zyrtarë policorë

Rekomandohet degradimi për tre zyrtarë policorë

Inspektorati Policor i Kosovës, pas përfundimit të hetimeve për, siç thuhet, shkelje të rëndë disiplinore, për përgjegjësit e menaxhimit në Rajonin e Pejës, në lidhje me rastin e vjedhjes së 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive, i rekomandon drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës që ndaj zyrtarëve policorë të shqiptojë masën disiplinore: degradim dhe transferim administrativ.

Kjo masë rekomandohet për: kolonel Ahmet Hasi, major Bajram Koliqi dhe toger Riza Rexhiqi

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandon, për herë të parë, një masë të tillë ndaj zyrtarëve menaxhues policorë.


“Ne do të vazhdojmë që përmes veprimtarisë sonë të sigurojmë një polici të përgjegjshme, demokratike, transparente dhe llogaridhënëse për qytetaret e Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Inspektoratit Policor të Kosovës. /Telegrafi/