LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet, pasi e godet me veturë këmbësoren dhe ik

Arrestohet, pasi e godet me veturë këmbësoren dhe ik

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili nga pakujdesia, kishte goditur një këmbësore në Prishtinë dhe më pa kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia njoftoi se viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se është arrestua i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtua veturën e tij, nga pakujdesia e ka godit këmbësoren femër K/Shqiptare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Telegrafi/