LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet gruaja që helmonte dashnorët

Arrestohet gruaja që helmonte dashnorët

Një grua shqiptare nga Korça është arrestuar nga autoritet maqedonase nën akuzën se mashtronte dhe më pas vriste të dashurit e saj me qëllim grabitjen e tyre.

Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri me dije se 51-vjeçarja me inicialet N.B. nga qyteti i Korçës, dyshohet se shfrytëzonte në formë të klientëve për marrëdhënie dashurie të dashurit e saj me qëllim grabitjen e tyre.

Sipas policisë shtetasja shqiptare me qëndrim të parregullt, nga periudha e majit e deri në shtator të këtij viti, gjatë shoqërimit me disa persona më të moshuar, i tërhiqte ata për marrëdhënie seksuale dhe më pas i helmonte duke i hedhur në ushqime helm, transmeton BW.
Pasi i vriste, 51-vjeçarja i grabiste të hollat dhe gjërat me vlerë që viktima mbante të veshur të takimet erotike. Pas arrestimit me 8 dhjetor, në pikën kufitare Tabanoc, shqiptares i është dhënë masa e arrestit e paraburgimit./Telegrafi/