Një personazh që historia shqiptare e përmend shpesh si të paditur, të prapambetur dhe mbi të gjitha si tradhtar, Esat Pashë Toptanin, ka pasur një parfum me emrin e tij.
Këtë fakt e ka përmendur fillimisht Blendi Fevziu në librin “100 vjet (1912 – 2012)”, duke thënë që një shtëpi e njohur mode kishte krijuar një parfum me emrin e tij. Por, detaje të hollësishme ka sjell gazetari tjetër, Roland Qafoku, në librin “Sekretet e 33 kryeministrave”.
Në kapitullin për Esat Pashë Toptanin – kryeministër i Shqipërisë nga viti 1914 deri në vitin 1916 – ai tregon për jetën e shthurur e luksoze që nisi të bënte sapo shkeli në Paris në vitin 1919. Ai, me pasurinë e madhe që zotëronte, jetonte në kushte përrallore, merrte pjesë nëpër takime e ballo në sallonet mondane dhe kishte edhe një përcjellëse 22-vjeçare. Kujtojmë që në atë kohë Esat Pasha ishte 58 vjeç.
Ai ka pasur edhe një tjetër sekret: një formulë parfumi të trashëguar nga princi i Skënderbeut, Karl Topia, paraardhës i Esatit. Kjo formulë, me bazë lulesh dhe bimësh, kishte efekt mahnitës dhe Esat Pasha arriti që ajo të kthehej në një parfum nga shtëpitë më në zë të modës në atë kohë dhe sot, themeluar nga Coco Chanel.
Ishte meritë e tij që e kishte ruajtur, por edhe fat që ia kishte treguar kombinimin komandantit të Shtabit të Forcave Aleate në Lindje, që kjo aromë shekullore u kthye në një parfum me emrin Esat Pasha.
Ndoshta për shtëpinë e modës, Esati nuk ishte figura me karakteristikat që e përshkruan historia shqiptare, por ishte më shumë personazhi ekzotik nga Shqipëria, me gradë gjenerali, ishkryeministër, trashëgimtar gjenesh fisnike dhe zotërues i një pasurie mikluese.
Flakoni mbajti emrin “Parfum d’Essad Pacha” dhe vazhdon të prodhohet nga shtëpia e modës me kërkesa ekskluzive. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje