LAJMI I FUNDIT:

Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video)

Në fund të Trekëndëshit të Bermudës ka piramida misterioze: Kush i ndaloi kërkimet!? (Video)

Në qendër të Trekëndëshit të Bermudës thuhet se janë gjetur dy piramida gjigante nënujore, të bëra prej qelqi, por se Ushtria amerikane ndaloi kërkimet e mëtejshme.

Në një thellësi prej 2000 metrave, këto ndërtesa të çuditshme thuhet se janë identifikuar me sonar nga oqeanografi Verlag Meyer. Rastin e kanë marrë forcat ushtarake amerikane, ndërsa të gjitha të dhënat janë bllokuar, kështu që kërkimet e mëtejme janë nën vellon e sekretit të rreptë ushtarak.

Sipas asaj që flitet, këto piramida mund të hedhin dritë mbi rastet e zhdukjeve misterioze të anijeve dhe aeroplanëve në Trekëndëshin e Bermudës. Nuk dihet se si piramidat janë bërë dhe me çfarë mjetesh dy kilometra nën ujë. Thuhet se kërkimet aty janë të pamundura për shkak të mungesës së teknologjisë, transmeton Telegrafi.

Kur është publikuar ky lajm, gazetarët kishin shumë fotografi të këtyre piramidave të lëmuara, pa asnjë vrimë apo alga përreth. Thuhet se piramida është e gjerë 300 metra, e lartë 200 metra, pra më e madhe se Piramida e Keopsit.


Në maje janë dy vrima të mëdha, në njërën prej të cilave uji futet me shpejtësi të madhe duke krijuar valë të fuqishme nënujore që shkakton vorbull të madhe. Mu për këtë, në sipërfaqe të ujit formohet një mjegull që gjithçka tërheq në fund. Prandaj, disa besojnë se kjo paraqet shkakun e zhdukjes misterioze të objekteve që kalojnë andej.

Rreth Trekëndëshit të Bermudës ka shumë teori misterioze, shumë prej të cilave nga shkencëtarët nuk pranohen. Edhe këtë teori që ju e lexuat tash, shumëkush e merr si një mashtrim dhe gënjeshtër. /Telegrafi/

LEXONI PO ASHTU:
Dhjetë fakte të çuditshme për Trekëndëshin e Bermudës (Video)
Zhdukjet dhe rëniet misterioze të aeroplanëve: Nga Trekëndëshi i Bermudës e deri në Ande (Video)
Rastet tjera të zhdukjes misterioze të aeroplanëve (Video)
Vrimat siberiane mund të kenë ndërlidhje me trekëndëshin e Bermudave

Në trend Fun

Më shumë
Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Kërkimi i faljes së djalit pasi goditi aksidentalisht një top në një kamionçinë e ka mahnitur internetin

Fun
Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Gazetarja e godet pahiri me mikrofon, Trump: E patë këtë - ky do të jetë lajmi kryesor në të gjitha kanalet

Fun
Ky është mali më i lartë i plehrave në botë

Ky është mali më i lartë i plehrave në botë

Interesante
Videoja e djalit të vogël që luan me gjarprin pa u frikësuar fare bëhet virale

Videoja e djalit të vogël që luan me gjarprin pa u frikësuar fare bëhet virale

Virale
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Tajlandezi vodhi 67 të brendshme të grave për t’i varur në

Tajlandezi vodhi 67 të brendshme të grave për t’i varur në "pemën e masturbimit"

Kalo në kategori