LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me njeriun me emrin Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop

Njihuni me njeriun me emrin Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop

Bota është përplot njerëz të çuditshëm. Jeffrey Drew Wilschke, i cili ndryshoi emrin vitin e kaluar në Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop, gjithsesi se është njëri prej tyre.

Tridhjetëvjeçari Beezow Doo-Doo Zopittybop-Bop-Bop momentalisht është në një burg të Madisonit në Wisconsin të SHBA-ve pasi policia e kapi atë me marihuanë dhe ia gjeti një thikë me vete. Kjo është hera e parë që ai është arrestuar, shkruan Huffington Post.

Policia arrestoi Zopittybop-Bop-Bopin pasi një fqinj e spiunoi se ai përdorte drogë dhe u kap duke thithur marihuanë në parkun lokal.

Ky njeri me emër të çuditshëm e ka edhe një faqe në Facebook në të cilën mund të shihni se ai kryesisht pëlqen “të rri, ecë, mendoj dhe hajë” kur nuk është në konflikt me ligjin. /Telegrafi/