LAJMI I FUNDIT:

Shtatëvjeçari mbledh 150 mijë funte për Haitin

Shtatëvjeçari mbledh 150 mijë funte për Haitin

Një djalosh shtatëvjeçar nga Londra, i cili përmes xhirove të sponsorizuara me biçikletë ka synuar të mbledhë 500 funte për të ndihmuar viktimat e tërmetit në Haiti, ka mbledhur gati 150 mijë funte.

Charlie Simpson, nga Fulhami, Londra perëndimore, ka bërë 8 kilometër xhiro nëpër South Park në afërsi të shtëpisë së re për të mbledhur fonde për Unicefin.

Thirrja e tij për përkrahje ka prekur zemrën e njerëzve nëpër botë, pasi ai e ka vendosur mesazhin e tij në ueb faqen JustGiving.

“Dua të bëj një xhiro të sponsorizuar me biçikletë për Haitin, pasi atje kishte një tërmet të madh dhe shumë njerëz i kanë humbur jetët e tyre. Dua të mbledh ca para për të blerë ushqim, ujë dhe tenda për secilin në Haiti”, ka thënë Charlie në faqen e tij JustGiving.


Ai tashmë ka grumbulluar 146,706.45 funte, shifër e cila vetëm po rritet./Telegrafi/