LAJMI I FUNDIT:

Lakuriq në metro

Lakuriq në metro

Policia e Rusisë ka arrestuar të dielën një mashkull lakuriq, i cili bashkë me dy shokë të tij, udhëtonte në metro. Në një stacion në Novogorijevo, në kryeqytetin e Rusisë, ata kishin zhveshur rrobat e tyre dhe kishin hyrë në tren.

“Polici i kishte takuar ata në stacionin e radhës, Perovo, mirëpo kishte arritur të kapte vetëm njërin prej tyre. Dy të tjerë kishin ikur”, bën të ditur policia ruse.

Djaloshi 20-vjeçar u kishte treguar policëve, se bashkë me shokët e tij kishin vënë bast me të dashurat e tyre se do të voziteshin lakuriq në metro. Të dashurat e tyre kishin qenë duke i pritur në stacionin e Perovos.

Djaloshi është lëshuar i lirë, pas marrjes në pyetje nga ana e policisë ruse. /Telegrafi/