LAJMI I FUNDIT:

Dënohet për shkak të seksit të zhurmshëm

Dënohet për shkak të seksit të zhurmshëm

Caroline Cartwright është dënuar nga gjyqi në Newcastle me 8 javë burg me kusht, për shkak se e kishte shkelur kushtin të mos bënte seks të zhurmshëm.

Cartwright, 48-vjeçare, ishte paditur nga fqinjët e saj për shkak të seksit të zhurmshëm, mirëpo përkundër një vërejtje që kishte marrë nga gjykata, ajo sërish ka bërë seks të tillë.

Sipas vendimit të gjyqit, dënimi i ri është edhe një vërejtje për të, që të përmirësohet, pasi që duket se muret e ndërtesës ku banon ajo – nuk mund të ndalin klithmat e saj gjatë marrëdhënieve seksuale. /Telegrafi/