LAJMI I FUNDIT:

Hedh topin e futbollit 49.78 metra

Hedh topin e futbollit 49.78 metra

Danny Brooks (28-vjeçar), profesor i edukatës fizike nga Anglia, ditë më parë ka thyer rekordin botëror të hedhjes së topit të futbollit me duar – duke e hedhur atë 49.78 metra.

Kushti për vendosjen e rekordit ishte zbatimi i rregullave strikte në këtë disiplinë, respektivisht që topi të hidhet me të dy duar, derisa këmbët qëndrojnë në tokë.

Brooks, ish-atlet që momentalisht punon si profesor në shkollën sportive në Brooksbank, në Yorkshiere, ka përdorur teknikën tashmë të njohur në botën e futbollit, për ta arritur synimin e tij – të cilën mund ta shihni në këtë video. /Telegrafi/