LAJMI I FUNDIT:

Këpucë nga çokollata

Këpucë nga çokollata

Frances Cooley, 47-vjeçare, është pronare e kompanisë për prodhimin e ëmbëlsirave në Bristol të Britanisë së Madhe. Së fundi ajo ka zgjeruar asortimentin e produkteve të saj, duke prodhuar koleksione të tëra të këpucëve çokollatë.

Përkundër faktit se këto këpucë të shijshme femërore kushtojnë rreth 34 dollarë, kërkesa për to është shumë e madhe. “Njerëzit janë të kënaqur me këtë produkt, ngase mendojnë se është dhuratë e përkryer për gratë – pra këpucët dhe çokollata në një vend. Kam vërejtur se krahas kësaj çokollate në formë të këpucëve femërore, njerëzit blejnë edhe shampanjë, ndërsa ndodhë që shampanjën ta pinë mu nga këto këpucë”, ka thënë Fraces.

Cooley kishte themeluar kompaninë e saj 10 vjet më parë, mu atëherë kur kishte vendosur të hiqte dorë nga karriera e saj prej dizajneres të grafikës. Tash nga kompania e saj ajo furnizon 25 markete të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe dyqanin luksoz Liberty nga Londra, i cili edhe e bëri të famshme. /Telegrafi/