LAJMI I FUNDIT:

Air France, çmim të dyfishtë për pasagjerët e trashë

Air France, çmim të dyfishtë për pasagjerët e trashë

Personat e plotë, për të cilët nuk mjafton një ulëse në aeroplan, tash e tutje do të paguajnë gati çmimin e dyfishtë të biletave, nëse dëshirojnë të udhëtojnë me kompaninë Air France.

Pasagjerët e trashë do të paguajnë edhe 75% shtesë të çmimit të biletës, dhe kjo për shkak të sigurisë së tyre, ka bërë të ditur kjo kompani.

“Ne duhet të sigurojmë kushte edhe për njerëzit e trashë dhe të mëdhenj, që të mund të lëvizin lirshëm dhe, që të gjithë udhëtarët të mund t’i shfrytëzojnë rripat e sigurisë”, kanë thënë në Air France.

Një ulëse e zakonshme e aeroplanit është e gjerë 43 cm, ndërsa për fluturimet e gjata 44 cm. Njerëzit e trashë, të cilëve nuk u mjafton një ulëse, e lidhin rripin e sigurisë në ulësen tjetër – duke zënë kështu dy ulëse në bordin e aeroplanit.


Duke paguar biletën për dy ulëse, këtyre pasagjerëve do t’ju mundësohet t’i kenë dy ulëse ngjitur në dispozicion – dhe kështu të ndihen më komod. Paratë do t’u kthehen këtyre pasagjerëve, në rast se në bordin e aeroplanit ka mungesë të pasagjerëve.

Kjo masë e Air France do të fillojë të zbatohet që nga 1 shkurti, respektivisht 1 prilli i këtij viti. /Telegrafi