LAJMI I FUNDIT:

Kërmilli inspirim për automjetet luftarake

Kërmilli inspirim për automjetet luftarake

Kërmilli do të shërbejë si inspirim ideal për avancimin e automjeteve luftarake – sidomos një lloj i kërmillit të detit, që me lehtësi përballon sulmet e grabitqarëve që jetojnë nën ujë.

Kërmilli i pazakonshëm i quajtur Crysomallon squamiferum, është zbuluar 10 vjet më parë 2.500 metra nën ujë, ndërsa jeton në burimet hidro-termale.

Guaska tre shtresore e kërmillit, që përballon lehtë temperaturat e larta dhe nivelin e ulët PH, sipas ekspertëve në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, mund të shërbejë si model për ndërtimin e mburojës së jashtme të automjeteve ushtarake.

Guaska e kërmillit ndryshon formën kur sulmohet nga akrepi – ndërsa shtresa e saj e jashtme “plasaritet”, duke absorbuar kështu energjinë që amortizon goditjen në shtresat të tjera.


Edhe shtresa tjetër e guaskës së kërmillit shërben si element mbrojtës ndaj goditjeve që mund të pësojë, sikur edhe shtresa e fundit. /Telegrafi/